Ndërlidhjet

logo-print

Gejts e MakKai diskutojnë për Afganistanin


Ministrat e mbrojtjes së SHBA-ve dhe Kanadasë, Robert Gejts dhe Piter Mkkej kanë diskutuar gjatë takimit në Pentagon për strategjinë e re të luftës në Afganistan, të cilën administrata amerikane duhet ta përfundojë në muajin prill. Strategjia e re amerikane në Afgansitan duhet të caktojë nivelin e mbikëqyrjes së jashtme ushtarake dhe mënyrat për përparimin e bashkëpunimit të pranisë civile dhe ushtarake ndërkombëtare në këtë vend, ka thënë Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts. Mekkei, nga ana e tij, ka thënë se Kanadaja mbështetë planin SHBA-ve për konfliktin në Afganistan, ku një rol duhet ta ketë edhe Pakistani.
XS
SM
MD
LG