Ndërlidhjet

Clinton: Të bashkëpunojmë me Rusinë


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton takohet sot me homologun e saj rus Sergei Lavrov. Takimi që do të mbahet në Gjenevë është i pari i këtij niveli që kur presidenti Barack Obama morri detyrën e presidentit.

Afganistani, bashkëpunimi rus me Iranin dhe kontrolli i armëve janë çështjet që pritet të jenë në agjendën e bisedimeve.

Clinton para takimit ka deklaruar se nuk mund të mënjanohen mosmarrëveshjet me Rusinë, por duhen gjetur rrugët për të punuar së bashku në çështjet me interes të përbashkët.

"Derisa Aleanca nuk bie dakord dhe nuk ka pse të jetë në një mendje me Rusinë në të gjitha çështjet, ne duhet të biem dakord të punojmë në mënyrë konstruktive në fushat me interes të përbashkët. Ne kemi rënë dakord që të gjejmë rrugët për menaxhimin e mosmarrëveshjeve me Rusinë, kur ato dalin në pah duke i qëndruar besnikë parimeve tona apo kur interesat tona jetike janë në lojë", tha Clinton.

Burimet ruse citojnë Lavrovin të ketë thënë se ishte "optimist i matur" lidhur me bisedimet e sotme me Clintonin.
XS
SM
MD
LG