Ndërlidhjet

Ban: Të rikthehen OJQ-të në Darfur


Kreu i Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon i ka bërë thirrje qeverisë sudaneze që të rishohë vendimin për dëbimin e organizatave humanitare. Vendimi i qeverisë për largimin e organizatave ndërkombëtare erdhi pas ngritjes së aktakuzës për presidentin sudanez nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Dëbimi i 13 organizatave mund të ketë pasoja të pariparueshme për operacionet humanitare në Darfur, tha Ban. Aktualisht në Darfur kanë nevojë për ndihmë 4.7 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG