Ndërlidhjet

Aleatët amerikanë dëbohen nga baza Manas


Parlamenti i Kirgizisë sot ka miratuar vendimin me të cilin, aleatëve të Shteteve të Bashkuara, u ndalohet shfryzëtimi i bazës ushtarake Manas, e cila shërbente si rrugë kryesore për furnizimin e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Me këtë vendim, që u miratua pothuajse unanimisht, vendeve si Australia, Zelanda e Re dhe Koreja Jugore, nuk u lejohet që mëtutje ta shfrytëzojnë bazën.

Më herët, ky Parlament kishte vendosur që edhe Shtetet e Bashkuara të dëbohen nga baza ushtarake Manas në Kirgizi.
XS
SM
MD
LG