Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Dëbimi i OJQ-ve nga Sudani rrezikon miliona njerëz


Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se vendimi i Sudanit për dëbimin e 13 organizatave ndërkombëtare humanitare nga ky vend, rrezikon që më shumë se një milion njerëz të mbesin pa udhqim dhe pa kujdes shëndetësor, ndërsa kërcënohet jeta e mijëra njerëzve.

Sudani vendosi t'i dëboj 13 Organizatat joqeveritare ndërkombëatre pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale, këtë javë, ka paraqitur fletë arrest për presidentin e Sudanit, Omar al-Bashir, lidhur me krimet e dyshuara në rajonin Darfur.

Sekretari i Përgjithshëm i OBK-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga Sudani, që ta rishqyrtoj vendimin për dëbimin e oragnizatave humanitare ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG