Ndërlidhjet

logo-print

Seuli kërkon nga Pheniani tërheqjen e kërcënimit


Aeroplanat e Koresë Jugore kanë filluar që t'i shmangen zonës ajrore, që kontrollohet nga Koreja Veriore, pasi ky vend ka njoftuar se nuk mund të garantoj siguri për fluturimet komerciale të aeroplanave nga Jugu.

Qeveria e Koresë Jugore sot ka kërkuar që Pheniani të tërhiqet nga ky qëndrim, që është vlerësuar si kërcënim, duke thënë se ai është i pa arsyeshëm dhe jo human.

Më herët këtë javë, Koreja Veriore, ishte kërcënuar lidhur me ushtrimet e planifikuara ushtarake amerikano – jugkoreane, duke akuzuar Uashingtonin dhe Seulin se po përpiqeshin të provokonin luftë.
XS
SM
MD
LG