Ndërlidhjet

Hyseni: Kosova do të përfaqësohet në mbledhjen e KS-së


Kosova do të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën do të diskutohet raporti për të arriturat tremujore në Kosovë, ka njoftuar sot ministri i jashtëm, Skender Hyseni.

Ai këto komente i bëri pas takimit me diplomatin çek, Libor Secka, vendi i të cilit aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

- Posa të kuptojmë se cili do të jetë niveli i përfaqësimit, Kosova gjithsesi do të përfaqësohet në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit", tha Skender Hyseni.

Pritet që kjo mbledhje të mbahet më 23 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG