Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Arriti auditori i përgjithshëm, Olofsson


Në Kosovë, këtë javë, ka arritur auditori i ri i përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Lars Lage Olofsson, i cili është emëruar nga përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith.

Zoti Olofsson deklaroi se "pret bashkëpunim të mirë me legjislaturën dhe ekzekutivin" në Kosovë.

Pieter Feith tha se zoti Olofsson "do të kontribuoj në forcimin e efektivitetit dhe transparencës së institucioneve të Kosovës".

L.L. Olofsson është shtetas suedez.
XS
SM
MD
LG