Ndërlidhjet

SHBA: Papunësia në shkurt ishte 8.1%


Sipas të dhënave më të reja, ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka humbur më se 650 mijë vende të punës në muajin shkurt.

Në këtë mënyrë shkalla e papunësisë, në muajin shkurt, ka arritur 8.1 përqind, që është më e larta në 25 vitet e fundit.

Në dhjetor të vitit 2008 ishin humbur 680 mijë vende të punës.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se prej se ka filluar recesioni, në dhjetor të vitit 2007, në Shtetet e Bashkuara janë mbyllur më se 4.4 milionë vende të punës.
XS
SM
MD
LG