Ndërlidhjet

logo-print

Zimbabve: Kryeministri u lëndua, e shoqja humbi jetën


Raportohet se kryeministri i Zimbabvesë, Morgan Tsvangirai, është lënduar, ndërsa bashkëshorjta e tij ka humbur jetën, në një fatkeqësi automobilistike.

Zëdhënësi Nelson Chamisa tha se zoti Tsvangirai është dërguar në spital, por nuk është në gjendje kritike.

Një tjetër burim nga partia e zotit Tsvangirai, tha se bashkëshortja e tij ka humbur jetën në këtë incident.

Kryeministri Tsvanguirai, ishte lider kryesor opozitar në Zimbabve, por para do kohe e ka formuar qeverinë me presidentin Robert Mugabe. Ky zhvillim shihej se lëvizje për uljen e tensioneve politike dhe ekonomike në këtë vend.
XS
SM
MD
LG