Ndërlidhjet

Senat: U shty votimi për propozim buxhetin


Senati i Shteteve të Bashkuara e ka shtyrë për javën e ardhshme votimin për paketën prej 410 miliardë dollarësh për finacimin e operacioneve të qeverisë gjatë vitit fiskal 2009, që përfundon më 30 shtator.

Në këtë propozim parashihen edhe 1.5 miliardë dollarë për misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Sudan, Liberi, Kosovë dhe në Liban.

Ky propozim buxhet tashmë është miratuar në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit.

Republikanët kanë kritikuar Demokratët për rritjen e shpenzimeve për 8 %, në krahasim me nivelin e vitit fiskal 2008.
XS
SM
MD
LG