Ndërlidhjet

Sulmohet baza britanike në Irlandën Veriore


Dy pjesëtarë të armatës janë vrarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur në një bazë ushtarake britanike në Irlandën Veriore, ka bërë të ditur policia.
Sipas njoftimeve, persona të armatosur kanë hyrë me një automjet në kazermë, duke hapur zjarr në drejtim të ushtarëve. Sulmi në bazën Maserin afër qytetit Antrim është kryer pas disa njoftimeve se forcat speciale britanike janë kthyer në Irlandën Veriore për të mbledhur të dhëna mbi disidentëet republikanë.
XS
SM
MD
LG