Ndërlidhjet

Bota shënon 8 marsin Ditën e Gruas


Dita ndërkombëtare e gruas do të shënohet sot në mbarë botën. Kjo festë daton që nga 8 marsi i vitit 1910, me vendimin e miratuar në Konferencën e dytë të grave socialiste në Kopenhagë, e cila ishte mbajtur me iniciativën e revolucionares gjermane, Klara Cetkin. Në këtë ditë përkujtohen demonstratat e grave amerikane të zhvilluara në Çikago më 8 mars 1909. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve në botë që me rastin e 8 marsit të shtojnë përpjekjet për të përmirësuar pozitën e gruas.
XS
SM
MD
LG