Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani liroi 12 militantë talebanë


Një zyrtar i Pakistanit tha se 12 militantë pro talebanë janë liruar, në përpjekje për të konsoliduar marrëveshjen e arritur muajin e kaluar me islamistët në luginën Swat.

Syed Mohammad Javed, komisioner i zonës Swat i tha agjencisë Reuters se ky ishte gjest i vullnetit të mirë.

Shtetet e Perëndimit druajnë se pakti mund ta shndërrojë rajonin në vend të sigurtë për terroristët.

Zyrtarët pakistanezë e kanë mbrojtur vendimin duke e quajtur zgjidhje lokale për problem lokal.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari ka thënë se forcat e sigurisë do të veprojnë nëse autoritetet e luginës Swat nuk tregohen të afta për të kontrolluar militantët.
XS
SM
MD
LG