Ndërlidhjet

Irani testoi raketën e re ajër-det me rreze 110 km


Irani tha sot se e ka testuar me sukses raketën e re ajër-det me rreze veprimi prej 110 km.

Agjencia e lajmeve Fars nuk tha se kur është kryer testimi i raketës.

Agjencia njoftoi se testi i fundit e tregon aftësinë e Republikës Islamike që "në mënyrë automatike ta drejtojë raketën për të shkatërruar objektiva të mëdha në det".

Njoftimi u bë disa ditë pasi një ushtarak i lartë iranian tha se Irani ka raketa, të cilat mund të arrijnë deri te stabilimentet bërthamore në Izrael.
XS
SM
MD
LG