Ndërlidhjet

Poloni: SHBA të instalojnë mburojën raketore


Presidenti i Polonisë Lech Kaczynski tha se ai beson se Shtetet e Bashkuara do t'i përmbahen marrëveshjes për ta ndërtuar bazën e mbrojtjes raketore në vendin e tij.

Duke folur në televizionin TVN24, ai tha se braktisja e projektit për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë do të ishte një gjest jo miqësor ndaj Polonisë.

"Marrëveshja është nënshkruar dhe unë mendoj se pavarësisht se cila administratë është në pushtet në Shtetet e Bashkuara, marrëveshjet duhet të zbatohen", tha presidenti polak.

Kaczynski tha se "mbrojtja raketore është e një rëndësie ekstreme" për Poloninë.
XS
SM
MD
LG