Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Predikimi në xhami u mbajt në gjuhën kurde


Për herë të parë në një xhami turke, predikimi është mbajtur në gjuhën kurde, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për t'i avancuar të drejtat e kurdëve dhe për t'i plotësuar standardet evropiane.

Predikimi në Xhaminë Ulu në qytetin Diyarbakir, e cila daton nga shekulli XII, bëri thirrje për vëllazëri ndërmjet myslimanëve dhe tha se racizmi nuk ka vend në Islam.

Ngjarja e sotme përkoi me ditëlindjen e profetit Muhamed.

Predikimi është shembulli më i fundit i Turqisë, vend kandidat për në BE, për ti zbutur kufizimet e gjuhës kurde, e cila ishte krejtësisht e ndaluar deri në vitin 1991.
XS
SM
MD
LG