Ndërlidhjet

Obama heqë ndalesën për hulumtime gjenetike


Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, pritet ta heqë sot ndalesën për shfrytëzimin e parave nga buxheti federal për hulumtime të qelizave gjenetike, dhe do t'i japë Institutit Nacional për shëndetësi afat prej katër muaj që të përcaktojë rregulla të reja lidhur me këtë çështje, kanë njoftuar zyrtarë amerikanë.
Obama nuk do të caktojë kushtet për hulumtimin e elementeve gjenetike, por këtë do t'ia lë Institutit Nacional të shëndetësisë, ka thënë këshilltari i presidentit për çështje shkencore, Harold Varmus.
XS
SM
MD
LG