Ndërlidhjet

Mlladiçi fshihet në Beograd


Ratko Mlladiç gjendet i fshehur prej vitesh në një apartament në Beograd dhe kontakton vetëm me një person që i sjell ushqime dhe barna, raporton shtypi serb. Rasim Lajiç i ngarkuar nga Qeveria e Serbisë për bashkëpunimin me Hagën tha se ende nuk kanë informacione lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit kryesor nga Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë.

Mlladiç akuzohet për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës së viteve 1992-'95 në Bosnjë-Hercegovinë. Arrestimi i tij dhe i udhëheqësit të serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiq janë kushti kryesor për afrimin e Serbisë me BE-në.
XS
SM
MD
LG