Ndërlidhjet

Suedia kërcënon KB-të me ndalim fondesh


Suedia ka kërcënuar se nuk do të japë më fonde për një numër agjencish të Kombeve të Bashkuara, puna e të cilave vlerësohet si jo efikase.

Ministrja suedeze për Ndihmën Zhvillimore, Gunilla Carlsson tha se Suedia do të ndërpresë fondet nëse nuk i jepet më shumë rol në vendimmarrjen për përdorimin e tyre.

Sipas një analize të Suedisë agjencitë më pak efikase të OKB-së janë FAO, që merret me bujqësinë dhe ushqimin, Agjencia mbi Drogën dhe Krimet dhe Programi i përbashkët për luftën kundër SIDA-s.
XS
SM
MD
LG