Ndërlidhjet

Kërkesa për kandidat në BE, brenda qershorit


Shqipëria është e vendosur që në qershorin e këtij viti të aplikojë për tu bërë vend kandidat në Bashkimin Evropian. Pavarësisht krizës ekonomike dhe pasigurive të BE-së rreth zgjerimit kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP thotë se "është arritur një marrëveshje në parim" me Çekinë vendin që ka kryesinë e rradhës së BE-së.

Kryeministri Berisha ka pranuar se kriza ekonomike mund të krijojë "një ndjesi ngurrimi" tek evropianët sa i përket zgjerimit, por një gjë e tillë mund të ndikonte negativisht tek opinioni publik. Berisha shprehu besimin se BE-ja vlerëson përpjekjet e Shqipërisë për modernizimin e vendit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke folur për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO Berisha tha se kjo është "ngjarja më e madhe për vendin që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1912". Ai u shpreh i gatshëm se vendi i tij do të jetë i hapur ndaj çdo kërkese të NATO-s.
XS
SM
MD
LG