Ndërlidhjet

Serbi: 35 të arrestuar


Policia serbe ka arrestuar 35 persona, nga të cilët 19 janë policë, nën akuzat për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës. Lajmi bëhet e ditur nga Ministria e Brendshme.

"Aksioni vazhdon. Të ndaluarit do të merren në pyetje për rolin e tyre në trafikim, pastrim parash dhe evazion fiskal", ka thënjë një burim zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.

Aksioni ishte i përqëndruar kryesisht në qytetet në jugperëndim të Serbisë.

Lufta kundër krimit është një nga detyrat e Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
XS
SM
MD
LG