Ndërlidhjet

Palau njeh shtetin e Kosovës


Presidenti i Republikës së Palaut, përmes një letre për presidentin e Kosovës, dorëzuar të ngarkuarit me punë të Kosovës në Uashington, ka konfirmuar njohjen e shtetit të Kosovës nga Palau.

Palau është një ishull në Paqësor i vendosur mes Filipineve dhe Japonisë dhe është njohur si shtet në vitin 1994. Administrimi i Palaut para pavarësisë është bërë nga SHBA-të. Palau është vend anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Republika e Palaut është vendi i 56-të që njeh shtetin e pavarur të Kosovës.
XS
SM
MD
LG