Ndërlidhjet

logo-print

Italia nikoqire e liderëve te G8 dhe G20


Kryeministri italian , Silvio Berluskoni, ka paraljmëruar se në përfundim të samitit të Grupit 8, Italia do të jetë nikoqire edhe e liderëve të Grupit 20, të cilët do të diskutojnë për rregullat e sistemit botëror finansiar.
"Gjatë samitit, i cili do të zhvillohet në La Madalena të Sardinës, do të përgatisim sistemin e ri të legjislacionit, rregullat e reja, në mënyrë që ta pengojmë fenomenin e emetimit të tepruar të letrave me vlerë si dhe të hipotekave, huave dhe fenomenve të ngjashme, të cilat kanë shkaktuar krizën ", ka thënë kryeministri italian , Silvio Berluskoni në një konferencë për gazetarë.
XS
SM
MD
LG