Ndërlidhjet

BE: Bellorusia të zbatojë reforma edhe më tej


Autoritetet në Bellorusi duhet të angazhohen edhe më shumë në reformat politike para se Bashkimi Evropian të konkretizojë bashkëpunimin me këtë vend, ka deklaruar komesari për zgjerim i BE-së, Benita Ferero-Valdner.
Ajo ka paralajmëruar se këtë të premte do ta vizitojë për herë të parë Bellorusinë, ku do të bisedojë më krerët më të lartë të këtij vendi. Ferero Valdner ka theksuar se Bellorusia e ka rastin që t'i afrohet Bashkimit Evropian, por kjo edhe më tutje varet nga gatishmëria e autoriteteve në Minsk.
XS
SM
MD
LG