Ndërlidhjet

Topolanek viziton Maqedoninë dhe Malin e Zi


Kryeministri i Çekisë, e cila kryeson e presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, Mirek Topolanek, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni dhe në Mal të Zi, ka bërë të ditur kabineti i tij.
Temat qendrore të bisedimeve në Shkup dhe në Podgoricë, do të jenë zgjerimi i BE-së, reformat e këtyre dy vendeve për afrim në BE-në dhe liberalizimi i vizave.
Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është njëri nga prioritetet e Çekisë si kryesuese e radhës e BE-së.
XS
SM
MD
LG