Ndërlidhjet

Biden: Përkeqësimi në Azinë Jugore - rrezik për të gjithë


Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, sot ndodhet në Bruksel, ku me aletët e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, po bisedon lidhur me situatën në Afganistan.

Në fjalimin e tij, zoti Biden, u tha 26 ambasadorëve të NATO-s, se kryengritja talibane paraqet rrezik të madh për të gjithë:

- Përkeqësimi i situatës në rajon paraqet kërcënim për siguri, nga perspektiva jonë, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për secilin vend që gjendet në këtë tryezë, tha Joe Biden.

Pritet që në samitin e NATO-s, që mbahet më 3 dhe 4 prill në Strasburg, Shtetet e Bashkuara do ta paraqesin strategjinë për Afganistanin.

Zëvendës presidenti amerikan tha se gjatë ditës së sotme po diskutonte me aleatët për pikëpamjet e tyre lidhur me këtë çështje.

- Ajo që dëshirojmë të mësojmë është se çka besojnë vendet e juaja se po funksionon, çka mendoni se nuk po funksionon, si mund të bëjmë punë më të mirë, që ta ndalim, që Afganistani dhe Pakistani, të mos bëhen vende të sigurta për terroristë, tha Joe Biden.
XS
SM
MD
LG