Ndërlidhjet

logo-print

Dalai Lama akuzoi Kinën për brutalitet


Lideri shpirtëror i Tibetit në ekzil, Dalai Lama, ka akuzuar sot Kinën për "shtypje brutale" në Tibet, në fjalimin e tij me rastin e shënimit të 50 vjetorit të kryengritjes së dështuar kundër qeverisjes kineze.

- Mendoj se komunistët shfryzëtojnë metoda të ndryshme, me pastrim të trurit, duke duke i shtrembëruar informacionet dhe duke dhënë para dhe promovime, por edhe me brutalitet, burgosje ose torturë. Por shpirti tibetian nuk është eliminuar kurrë, tha Dalai Lama.

Ai mëtutje tha se pushteti kinez ka shkaktuar vdekjen e qindra mijëra tibetianëve dhe ka bërë presion që kultura dhe identiteti i Tibetit pothuajse të zhduken.

Dalai Lama i përsëriti thirrjet për "autonomi legjitime dhe kumpitmplote" për rajonin në Himalaje.
XS
SM
MD
LG