Ndërlidhjet

Thaçi shkarkoi zëvendësministrin Gërbiq


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e shëndetësisë, Branisllav Gërbiq.

Në një kumtesë nga kabineti i kryeministrit, thuhet se shkarkimi është bërë në kuadër të kompetencave kushtetuese, që i ka kryeministri i Kosovës, por nuk është sqaruar shkaku i këtij vendimi.

Zoti Thaçi ka emëruar Nemanja Vujoviqin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Shëndetësisë.
XS
SM
MD
LG