Ndërlidhjet

Iran: Centrali atomik starton më 22 gusht


Mediat në Teheran raportojnë se centrali atomik i Iranit, do të filloj operimin më 22 gusht të këtij viti. Provat kanë filluar gjatë muajit të kaluar.

Ministri i energjisë, Parviz Fattah, tha se centrali me kapacitet prej 1 mijë megavatësh, i ndërtuar nga Rusia, në portin Bushehër, në fillim do të prodhoj afro 500 megavatë.

Kompania shtetërore ruse, që po e ndërton këtë central, ka refuzuar ta paraqesë datën se kur ky central do ta filloj punën.

Para disa ditësh, ministri i jashtëm, Manucher Mottaki, tha në parlament se centrali do të startoj në muajin shtator.
XS
SM
MD
LG