Ndërlidhjet

Topollanek: Zgjedhjet në Maqedoni - provim i rëndësishëm


Gjatë qëndrimit të sotëm në Shkup, Mirek Topollanek, kryeministër i Çekisë, që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, tha se zgjedhjet në Maqedoni janë provim të cilin ky vend duhet ta kaloj për të vazhduar në procesin e integrimeve evropiane.

Në këtë aspekt, sipas tij, atëherë do të mbetej vetëm çështja e kontestit për emër me Greqinë.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, tha se në takim me kryeministrin çek ishte biseduar edhe për Kosovën, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
XS
SM
MD
LG