Ndërlidhjet

Të paktën 10 të vrarë në Alabama


Policia në shtetin federal amerikan Alabama tha se një person i armatosur ka vrarë nëntë njerëz në shtëpi dhe dyqanet në qytetet juglindore Samson dhe Geneve, dhe pastaj ka vrarë veten.

Para se të fillojë të shtënat, besohet se sulmuesi i ka vënë zjarrin shtëpisë së të ëmës, ku ishte gjetur trupi i pajetë i saj.

Shumica e viktimave në katër incidentet e ndara ishin gjithashtu anëtarë të familjes.

Sulmet e këtilla janë bërë të shpeshta në Shtetet e Bashkuara ku armët mund të blihen lehtë në treg.
XS
SM
MD
LG