Ndërlidhjet

SHBA: Irani s'ka material për bombë bërthamore


Irani nuk ka uranium të pasuruar të nevojshëm për të bërë bombën bërthamore, dhe ende nuk ka vendosur nëse do të prodhojë.

Ky është vlerësimi i dy zyrtarëve të lartë të kundërzbulimit amerikan, drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Dennis Blair dhe drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës të Mbrojtjes, së Michael Maples.

Ata i bënë këto komente para Komitetit të Forcave të Armatosura në Senat.

Blair dhe Maples thanë se testet e fundit raketore të Iranit nuk ishin direkt të ndërlidhura me aktivitetet bërthamore.
XS
SM
MD
LG