Ndërlidhjet

logo-print

Teheran: Filloi samiti ekonomik i rajonit


Në kryeqytetin e Iranit u hap samiti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik, që do të diskutojë krizën finansiare globale.

Në fjalimin e hapjes, presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad i akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë tjera botërore për krijimin e një rendi ekonomik "të padrejtë", i cili sipas zij, ka nxitur krizën finansiare globale.

Grupi u formua në vitin 1985 nga Irani, Pakistani, Azerbejxhani, Taxhikistani, Turkmenistani, Kazakistani, Kirgistani, kurse më vonë iu bashkangjit edhe Uzbekistani.
XS
SM
MD
LG