Ndërlidhjet

Franca po i rikthehet komandës së NATO-s


Zyrtarët më të lartë francezë po zhvillojnë një takim të nivelit të lartë me zyrtarët amerikanë lidhur me propozimin e presidentit Nicolas Sarkozy që Franca t'i ribashkohet komandës ushtarake të NATO-s pas afro 43 vjet mungese.

Mediat franceze raportuan se Sarkozy do ta shpallë zyrtarisht vendimin e tij në fjalimin përmbyllës të konferencës.

Presidenti Charles de Gaulle e tërhoqi Francën nga komanda e bashkuar ushtarake e NATO-s në vitin 1966, në kulmin e Luftës së Ftohtë, në përpjekje që t'i japë Francës më shumë pavarësi, veçanërisht për forcat bërthamore të saj.
XS
SM
MD
LG