Ndërlidhjet

Austriaku Inzko i dërguar në BH


Diplomati austriak Valentin Inzko do të jetë i dërguari i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë-Hercegovinë. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Jashtme e Austrisë.

Inzko do të marrë detyrën e lënë nga Mirosllav Lajçak, i cili aktualisht është ministër i jashtëm i Sllovakisë.

55 vendet anëtare të Këshillit për Zbatimin e Marrëveshjes së Paqes do ta emërojnë dhe zyrtarisht Inzkon në fund të marsit.
XS
SM
MD
LG