Ndërlidhjet

logo-print

NATO-ja mirëpret rikthimin e Francës


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer ka mirëpritur "ngrohtësisht" vendimin e Francës për t'iu kthyer komandës qëndrore ushtarake të Aleancës. Vendimi u bë publik nga presidenti Nicholas Sarkozy.

Presidenti Charles de Gaulle e tërhoqi Francën nga komanda e bashkuar ushtarake e NATO-s në vitin 1966, në kulmin e Luftës së Ftohtë, në përpjekje që t'i japë vendit më shumë pavarësi, veçanërisht për forcat bërthamore të saj.
XS
SM
MD
LG