Ndërlidhjet

Obama kërkon masa më të ashpra ekonomike


Presidenti amerikan, Barak Obama, u ka bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë për ndërmarrjen e masave më të ashpra ndaj krizës ekonomike.
Obama pas takimit me Ministrin e Financave, Timoti Gajtner, ka deklaruar se përpjekjet amerikane për përfundimin e recesionit nuk mund të kenë sukses pa një koordinim ndërkombëtar.
"Ne mund të bëjmë punë të shkëlqyeshme në shtëpi me masat që do t'i ndërmarrim, por nëse vazhdon përkeqësimi i ekonomisë botërore, kjo do të sjellë mossuksesin", ka thënë Obama.
Këtë javë Sekretari amerikan i Ekonomisë, Gajtner do të bisedojë në Londër me ministrat e Grupit 20 në prag të samitit për ekonominë botërore, i cili do të mbahet me 2 prill.
XS
SM
MD
LG