Ndërlidhjet

Milano:Rasti i agjentëve të CIA-s


Gjykata Kushtetuese në Itali ka vërtetuar vendimin e qeverisë në lidhje me procesin kundër agjentëve të CIA-s, të cilët akuzohen për përzierje në rrëmbimin e një egjiptiani në Milano, të dëshyar për terrorizëm, njofton agjencia Ansa. Më këtë vendim, Gjykata italiane mban anën e qeverisë, duke pohuar se prokurorët kanë shfrytëzuar informacione të besueshme nga aktakuza dhe kanë mohuar dëshmitë kryesore mbi të cilat ngritet aktakuza. Në Milano janë duke u gjykuar 34 persona, midis të cilëve 26 agjentë
të CIA-s, për shkak të rrëmbimit të ish imamit Abu Omar, të akuzuar për terrorizëm, i cili ka deklaruar se organet hetuese e kanë torturuar gjatë marrjes në pyetje.
Uashingtoni ka mohuar akuzat për torturë, ndërsa Italia thotë se nuk ka gisht në rrëmbimin e tij.
XS
SM
MD
LG