Ndërlidhjet

Dënohet gazetari që gjuajti Bushin me këpucë


Gjykata irakiane ka dënuar sot me tre vjet burgim gazetarin Mutazer al-Zeidi, për shkak se kishte gjuajtur me këpucë ish presidentin amerikan, Xhorxh Bush, gjatë vizitës së tij lamtumirëse në Irak, njoftojnë agjencitë.
Gazetari ka deklaruar para gjykatësit se nuk ndihet fajtor, sepse, siç ka theksuar ai, reagimi i tij ka qenë spontan, kurse veprimin e ka arsyetuar me shqetësimin që i ka shkaktuar prania e Bushit, i cili, siç ka theksuar Al Zeidi, "është fajtor për krimet e kryera në Irak".
Rreth 200 njerëz e kanë ndjekur gjykimin që është mbajtur në afërsi të "zonës së gjelbër" në Bagdad.
XS
SM
MD
LG