Ndërlidhjet

logo-print

Dënohen 13 serbë për masakrën në Vukovar


Gjykata për krime të luftës në Beograd i ka dënuar sot 13 serbë me kohëzgjatje deri 20 vjet burg për masakrën e të paktën 200 të burgosurve gjatë rrethimit të qytetit kroat Vukovar në vitin 1991.

Gjykatësi Vesko Krstajiq tha se ata "janë fajtorë sepse kanë vrarë, torturuar dhe në mënyrë çnjerëzore i kanë trajtuar të burgosurit e luftës" në fshatin Ovçara gjatë rrethimit tre mujor të Vukovarit.

Pesë të pandehurit e tjerë u liruan.
XS
SM
MD
LG