Ndërlidhjet

Frid i ngarkuar për zhvendosje nga Guantanamo


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, ka emëruar diplomatin e njohur Daniel Frid për emisar, i cili do të udhëheqë zhvendosjen e të burgosurve nga burgu Guantanamo, i cili duhet të mbyllet brenda një viti. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit amerikan, Robert Vud, ka deklaruar se Sekretarja Klinton konsideron që duhet intensifikuar përpjekjet për transferim sa më të lehtë të të burgosurve nga Guantanamo në kuadër të obligimeve që ka marrë presidenti, Barak Obama, që ky burg të mbyllet brenda një viti.
Daniel Frid do të jetë në krye të ekipit, i cili do të merret vetëm më këtë çështje, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Vud.
XS
SM
MD
LG