Ndërlidhjet

Izraeli e Hamasi bëjnë negociata të fshehta


Negociatori izraelit, Ofer Dekel, është larguar nga kryqyteti egjiptian pas negociatave të fshehta treditore për lirimin e ushtarit izraelit, Gilad Shalit, të zënë rob në Rripin e Gazës.
Zëdhënësi i Hamasit, Favzi Barhum, i ka thënë agjencisë Frans Pres se kjo lëvizje nuk ka marrë asnjë ofertë të re lidhur me rastin e ushtarit izraelit, duke shtuar se Izraeli nuk e ka zbutur qëndrimin e tij.
Bëhet e ditur se Hamasi ka kërkuar që ushtarin izraelit ta shkëmbej me një numër anëtarësh të tij që po mbahen në burgjet e shtetit hebre, midis të cilëve janë edhe disa autorë të atentateve ndaj Izraelit.
XS
SM
MD
LG