Ndërlidhjet

Novi Sad: Sllogane me përmbajtje raciste


Në qytetin e studentëve në Novi Sad dhe në pjesë tjera të kryeqytetit të Vojvodinës janë vendosur sllogane me përmbajtje raciste kundër komunitetit rom në këtë vend.
Në sllogane shkruan "Serbia serbëve, romët përjashta".
Në sllogane është edhe fotografia e një të riu serb nga qyteti i Kralevës, të cilin dyshohet që muajin e kaluar ta ketë vrarë një rom.
Policia thotë se do t'i heqë slloganet për shkak se përmbajnë urrejtje raciste dhe do të fillojë hetimet për të zbuluar autorët.
XS
SM
MD
LG