Ndërlidhjet

logo-print

Aeroplanat e Turqisë i bombarduan Kurdët


Raportohet se aeroplanat e Turqisë kanë sulmuar me bomba pozicionet e kryengritësve kurdë në veri të Irakut.

Agjencitë turke transmetojnë fjalët e një zëdhënësi të ushtrisë se sulmet e mbrëmshme kishin për cak bazat e Partisë Kurdistane Punëtore, në veri të Irakut.

Ankaraja thotë se afro 2 mijë kryengritës të kësaj partie janë vendosur në malet e kësaj pjese të Irakut, prej nga sulmojnë territorin e Turqisë, si pjesë e fushatës 24 vjeçare separatiste.
XS
SM
MD
LG