Ndërlidhjet

EULEX: Vendimin për lirim e mori paneli i gjyqtarëve


Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka njoftuar se vendimi i Gjykatës Supreme, për të liruar Florim Ejupin nga burgu i Dubravës, është marrë njëzëri nga të pesë gjykatësit, tre nga EULEX-i dhe dy gjykatës vendorë.

Në një komunikatë për opinion, ky mision ka njoftuar se “gjykatësit në ditët në vazhdim pritet të japin një shpjegim më të gjerë me shkrim rreth vendimit të tyre” dhe se vendimi është marrë në mënyrë të pavarur dhe pa ndonjë ndërhyrje politike.

Florim Ejupi ishte dënuar me dyzet vjet burg në qershor të vitit 2008, nga një panel gjyqtarësh të UNMIK-ut. Ai është akuzuar për rastin e një sulmi me mjet shpërthyes kundër një autobusi në shkurt të vitit 2001, me ç’rast qenë vrarë njëmbëdhjetë udhëtarë serbë.
XS
SM
MD
LG