Ndërlidhjet

Zvicra i relakson ligjet për fshehtësi të bankave


Zvicra është pajtuar për t'i relaksuar ligjet për fshehtësi të bankave, duke e ndërprerë traditën e gjatë për mbrojtjen e personave të jashtëm e të pasur, të akuzuar se i fshehin miliarda dollarë në këtë shtet.

Qeveria njoftoi sot se do t'i këmbejë informatat me vendet e tjera, por vetëm në rastet kur ato paraqesin prova bindëse për shmangie nga pagesa e taksave.

Ky vendim u bë para mbledhjes së ministrave të jashtëm të financave të grupit G-20, në të cilën diskutohet edhe për këtë çështje.

Presioni ndërkombëtar për goditjen e strehimeve nga pagesa e taksave, është rritur me thellimin e krizës financiare globale.
XS
SM
MD
LG