Ndërlidhjet

Beograd: 5 ish policë të dyshuar për krime në Kosovë


Serbia i ka filluar hetimet kundër pesë ish policëve të njësiteve speciale, të dyshuar se kanë kryer krime të luftës në Kosovë, gjatë periudhës 1998-99, ka njoftuar sot zyra e Prokurorit për krime të luftës.

Sipas prokurorisë, ata janë të dyshuar "për krime të luftës kundër civilëve dhe të burgosurve" .

Është bërë e ditur se prokuroria ka urdhëruar arrestimin e tyre.

Policia ka refuzuar t'i konfirmoj raportet në media se katër nga pesë të dyshuarit tashmë janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG