Ndërlidhjet

logo-print

Sudan: Nuk janë liruar të rrëmbyerit


Tre punonjësit humanitarë të organizatës "Mjekët pa kufi", të rrëmbyer në Darfur nuk janë liruar ende.

Agjencitë e lajmeve, duke iu referuar burimeve zyrtare sudaneze, raportuan se mjeku italian, infermierja kanadeze dhe administratori francez ishin liruar.

Të tre u rrëmbyen të mërkurën e shkuar në Darfur.

Qeveria sudaneze ka sulmuar ashpër organizatat humanitare ndërkombëtare në Darfur, pas ngritjes së aktakuzës nga drejtësia ndërkombëtare për presidentin Omar al Bashir.
XS
SM
MD
LG