Ndërlidhjet

Kabul: Raportohet për 6 të vrarë në Afganistan


Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se nga një sulm gjatë natës në jug të Kabulit, i udhëhequr nga forcat e koalicionit dhe ato afgane, janë vrarë pesë militantë.

Zëdhënësi ushtarak amerikan, Greg Julian, tha se gjatë operacionit në fshatin Dasht Charkh në shënjestër ishte marrë lideri i një celule për prodhimin e bombave.

Por, zyrtarë lokalë të provincës Logar, thonë se viktimat ishin civilë.

Njëherësh, Britania njoftoi se një ushtar i saj është vrarë sot nga një shpërthim, derisa ai ishte në patrullim në provincën Helmand.
XS
SM
MD
LG